Mitrovica pa strehimore për viktimat e dhunës - Bota Sot
Mitrovica pa strehimore për viktimat e dhunës

Mitrovica

Mitrovica pa strehimore për viktimat e dhunës

Nga: Z.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:29
Komuna e Mitrovices

Donjet Bislimi nga radhët e PDK-së, kërkon që urgjentisht komuna e Mitrovicës të gjej zgjidhje rreth mungesën e strehimores për viktimat e dhunës, përcjell “Bota sot”.

Bislimi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se propozova që ne si Asamble komunale, të sigurojmë ambiente e objekt të sigurt, strehimore të viktimave të dhunës, konform ligjeve dhe detyrimeve tona.

Postimi i plotë:

Dhuna në familje është dukuri tejet e shëmtuar dhe ne duhet të jemi me viktimat e kësaj dukurie të dënueshme me ligj. Problemet e viktimave nuk përfundojnë me burgosjen e keqbërësit, problemet fillojnë se ku të strehohen. Propozova që ne si Asamble komunale, të sigurojmë ambiente e objekt të sigurt, strehimore të viktimave të dhunës, konform ligjeve dhe detyrimeve tona ndaj viktimave të dhunës. Propozova që kjo strehimore të ketë të gjitha kushtet optimale, për të lehtësuar dhe për të ofruar mbrojtje të dinjitetshme edhe ligjore edhe humane, me kushte për jetë, derisa gjenden në këtë strehimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...