Tre fëmijë, 1, 2, dhe 3 vjeç të infektuar në Mitrovicë - Bota Sot
Tre fëmijë, 1, 2, dhe 3 vjeç të infektuar në Mitrovicë

Mitrovica

Tre fëmijë, 1, 2, dhe 3 vjeç të infektuar në Mitrovicë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka ngritur shqetësimin për infektimin me koronavirus të fëmijëve në këtë komunë.Ai për KOHËN ka sqaruar se të infektuarit e dy ditëve të fundit janë fëmijë të moshave një, dy dhe tre vjeçar.Ndërkaq infektimin e fëmijëve e ka cilësuar si dështim të të rriturve.

“Mbrëmë kemi pasur 2 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë në testin ndaj virusit COVID-19. Bëhet fjalë për raste kontakti që fatmirësisht janë shënjestruar shpejtë pa lënë mundësi të përhapjes së mëtutjeshme dhe tanimë janë në vetizolim. Në anën tjetër po na shfaqet një fakt tepër shqetësues. Pozitiv në testim po dalin fëmijët 2 – 3 vjeç. Ata nuk po dalin jashtë, ku munden me u infektu? Fatkeqësisht këtu po dështojmë ne të rriturit. Në vend se t’i mbrojmë familjet dhe të dashurit tonë, ne vetëm që t’i përmbushim disa teke tona të pakuptimta e duke mos i marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së për bartjen e maskave e dorëzave dhe ruajtjen distancës, i rrezikojmë seriozisht”, ka thënë ai.
Mujka ka bërë thirrje që prindërit të kenë kujdes që fëmijët të mos i ekspozohen rrezikut.Ai ka shtuar se gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka.

“Në Komunën tonë për momentin kemi 19 persona të diagnostikuar me virusin COVID 19. Dy nga ta janë të shtritë në Klinikën Infektive ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim. Gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka”, ka deklaruar ai.Deri tash në Kosovë janë infektuar 927 persona, janë shëruar 671 ndërkaq kanë vdekur 29 persona, të cilët sipas personelit të Klinikës Infektive, kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat