Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Mitrovicë

Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Më: 2 prill 2026 Në ora: 09:15
Faton Peci

Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.

Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera.

“Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie.

Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat