Në Zhabar të Mitrovicës u shënua 102 vjetori i shkollës

Mitrovica

Në Zhabar të Mitrovicës u shënua 102 vjetori i shkollës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:25
Në Zhabar të Mitrovicës

Me aktivitete të ndryshme është shënuar 102 vjetori i themelimit të shkollës fillore në Zhabar të Mitrovicës, e cila me krenari mbanë emrin e themeluesit dhe mësuesit e veprimtarit, Shaban Idrizi.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha para nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve se ky përvjetor i kësaj shkolle po mbahet në kohën kur Komuna e Mitrovicës po bënë përpjekje për krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin e brezave të ri.

“Është krenari për të gjithë ne të shënojmë 102 vjetorin e një vatre të edukimit çfarë është shkolla e zhabarit, që mbanë emrin e mësuesit e veprimtarit të dalluar Shaban Idrizi. Është kjo në vatër e dijes në të cilën mësimet e para i kanë marrë intelektual të shumtë e të spikatur në fusha të ndryshme, që sot janë emra të njohur të shkencës, arsimit, ekonomisë dhe fushave tjera të vendit. Edhe rezultatet aktuale të shkollës janë të mira dhe ne jemi të obliguar që të krijojmë kushte akoma më të mira që rezultatet të jenë edhe më të mëdha, për çka edhe po punojmë për çdo dite, ndërsa që jemi të kënaqur me rezultatet e arritura”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Edhe nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka,  përgëzoi nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për ditën e shkollës, duke shtuar se kjo shkollë po e vazhdon traditën e përgatitje së nxënësve të suksesshëm.

Drejtoresha e shkollës, Saranda Ademi, pasi falënderoj kryetarin Bahtiri dhe drejtuesit tjerë të Komunës, për përkujdesjen ndaj shkolis dhe krijimin e kushteve për mësim, tha se mësimdhënësit janë të përkushtuar në realizimin e përgjegjësive të tyre dhe se nxënësit e shkollës po arrin suksese kudo që po shkojnë.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Iset Beka, tha se drejtoria e tij ka punuar shumë për avancimin e  arsimit të komunës dhe për krijimin e infrastrukturës shkollore, si dhe pajisjen me inventarë e kabinete, në ç’drejtim edhe janë shënuar suksese.

Për shkollën dhe themeluesin e saj, foli edhe Mulla Asllan Murati, i cili tha se Shaban Idrizi ka qenë një njeri vizionar, veprimtar dhe humanist i madh. Ai që në vitin 1916 kur e themeloi shkollën, fliste se vetëm me  arsim e edukim shqiptarët  mund të shkojnë përpara dhe të arrin qëllimet e tyre.

Tubimin e përshëndeti mbesa e veprimtarit Shaban Idrizi, Qamile Idrizi, e cila falënderoi të gjithë të pranishmit për respektin që pop tregojnë për gjyshin e saj. Ajo tha se familja e saj ka ndihmuar kompletimin e bibliotekës më tituj të ndryshëm të librave, duke dhënë 4.000 dollarë, ndërsa që do të përkujdesen edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të shkollës. Në fund nxënësit dhe arsimtarët e shkollës kishin përgatitur një program të pasur kulturo-artistik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat