Të gjithë sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019

Ndryshe

Të gjithë sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Ilustrim

Sipas parashikimeve, më 19 shkurt do të shfaqet në qiellin e natës ajo që njihet si “Super Hëna e Dëborës”.

Hëna e plotë pritet të shfaqet mërkurën dhe parashikohet që të jetë hëna më e ndritshme e vitit. Kjo është super-hëna e dytë, pasi në 21 janar u shfaq ajo që njihet si “super-hëna e përgjakshme”.

Hëna e plotë e këtij muaji quhet edhe hëna e dëborës për shkak se shkurti njihet në botë si muaji që sjell dëborën më të dendur, ( edhe pse këtu tek ne duket sikur i mbyllëm “hesapet” me dimrin).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat