​Edhe Prishtina me agjendë për festën e 28 Nëntorit

Prishtina

​Edhe Prishtina me agjendë për festën e 28 Nëntorit

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 08:41
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka paraparë disa aktivitete në shënim të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në prag të festës së flamurit, Drejtoria e Kulturës ka shpalosur agjendën e të gjitha aktiviteteve që do të organizohen për ditën e shënuar të 28 nëntorit.

Në orën 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.

Në orën 11:30 do të mbahet ekspozita personale e prof. Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës;

Në orën 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” tek sheshi “Zahir Pajaziti”;

Nga ora 10:00 - 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” tek sheshi “Nënë Tereza”;

Në ora 13:30 do të mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inagurimi i monumentit të Plisit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat