​Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Prishtina

​Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit, ish-të dërguarit amerikan që kontribuoi në pavarësinë e Kosovës

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 13:29
​Përurohet rruga me emrin e Frank G. Wisnerit

Sot, një rrugë e Prishtinës mori emrin e të ndjerit Frank G Wisner, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për statusin e Kosovës, raporton KosovaPress.

Familjarët e amerikanit së bashku me kryetarin e Prishtinës u mblodhën në lagjen Arbëria që të nderojnë personin që luajti një rol kyç në pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës shpjegon pse u zgjodh kjo rrugë për emërim

“Po e kthejmë këtë vend në një hapësirë që krijon lidhje, duke bashkuar njerëzit dhe komunitetet. Mendoj se ishte shumë e përshtatshme, pasi bëhet fjalë për një rrugë të re. Ajo nuk ekzistonte deri para rreth dy vjetësh. E përfunduam vitin e kaluar segmentin e fundit të urës dhe, për ne, ka shumë domethënie, të gjitha të lidhura me një republikë paqësore dhe demokratike, gjë që u bë e mundur falë miqve tanë, njerëzve si Frank Wisner”.

Nga viti 2005 deri më 2008, Wisner shërbeu si i dërguar i posaçëm i SHBA-së dhe përfaqësues i posaçëm i presidentit dhe sekretarit të Shtetit për statusin e Kosovës, gjatë administratës së presidentit George W. Bush.

Ai punoi së bashku me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në arritjen e marrëveshjes për statusin përfundimtar të Kosovës, proces që çoi drejt shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat