Prishtina angazhon 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Prishtina

Prishtina angazhon 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 08:40
Arianit Elshani

Komuna e Prishtinës ka angazhuar 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili ka thënë se ky angazhim synon të ofrojë më shumë mbështetje për nxënësit që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë gjatë procesit mësimor.

Përmes një njoftimi, Elshani ka pranuar se nevojat për asistentë janë ende më të mëdha, por ka theksuar se komuna po punon që secili fëmijë të ketë kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme.

“E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton”, ka deklaruar Elshani.

Ai ka theksuar se synimi mbetet që të sigurohet një asistent për secilin nxënës që ka nevojë për mbështetje në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat