Iu ndërpre uji afro 50 konsumatorëve në Prishtinë për shkak të borxheve

Prishtina

Iu ndërpre uji afro 50 konsumatorëve në Prishtinë për shkak të borxheve

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 14:43
Fotoilustrim

Gjatë tri ditëve të fundit, në zonën e Prishtinës iu ndërpre furnizimi me ujë afro 50 konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit, përfshirë biznese dhe amvisëri, të cilët kishin borxhe të papaguara që varionin nga 300 deri në 3 mijë euro.

Aksioni është ndërmarrë nga ekipet e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, në kuadër të angazhimeve për arkëtimin e borxheve dhe rritjen e shkallës së pagesave nga konsumatorët.

Nga kompania kanë bërë të ditur se kontrollet dhe ndërprerjet për konsumatorët me obligime të papaguara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Aksionet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e disiplinës së pagesave dhe trajtimin e barabartë të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre financiare, duke theksuar rëndësinë e pagesës së rregullt të faturave për sigurimin e shërbimeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit të furnizimit me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat