Një pjesë e Prishtinës mbeti në terr

Prishtina

Një pjesë e Prishtinës mbeti në terr

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 21:35
Ilustrim

Rreth 2,500 konsumatorë në disa zona të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në rrjetin e shpërndarjes, ka bërë të ditur KEDS.

Sipas njoftimit, ndër zonat e prekura janë Kampusi Universitar, Aktashi dhe Lagjja Pejton.

KEDS ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Kompania u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve të prekur, duke i falënderuar për durimin deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat