Bërlloku “pushton” rrugën “Lord Bajron” në kryqeytet, Komuna e KRM “Prishtina” heshtin

Prishtina

Bërlloku “pushton” rrugën “Lord Bajron” në kryqeytet, Komuna e KRM “Prishtina” heshtin

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 13:54
Bërlloku në rrugën “Lord Bajron” në lagjen Aktash në Prishtinë

Në rrugën “Lord Bajron” në lagjen Aktash në Prishtinë, sasia e mbeturinave të mbledhura është bërë e madhe këtë diel.

Ato tashmë kanë dalur edhe jashtë koshave të mbeturinave, gjë që e ka bërë të vështirë qarkullimin e banorëve për shkak erës së rëndë.

KosovaPrress ka pyetur Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Prishtina” se çfarë do ta ndërmarin për përmirësimin e situatës, por deri në publikimin e artikullit, asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.

Image
Bërlloku në rrugën “Lord Bajron” në lagjen Aktash në Prishtinë

Kujtojmë që gjatë muajve të fundit, kryeqyteti është përballur me këto vështirësi e si rrjedhojë qytetarët kanë shprehur ankesa në vazhdimësi për bërllokun. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat