Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë, dëmtohet gypi kryesor i furnizimit

Prishtina

Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë, dëmtohet gypi kryesor i furnizimit

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 16:41
Fotoilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të kryeqytetit, pas dëmtimit të gypit kryesor të furnizimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, dëmtimi është shkaktuar gjatë punimeve të një operatori ekonomik në zonën e “Grandit”.

Si pasojë e defektit, pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona:

Dardania;

Lakrishtja;

Kalabria;

Një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së;

Rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.

Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat