Rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndër zonat e prekura janë Kampusi Universitar, Aktashi dhe Lagjja Pejton.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur, duke i falënderuar për durimin.