Sveçla: LVV-ja nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

Prishtina

Sveçla: LVV-ja nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në Prishtinë

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 09:41
Gëzim Sveçla

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar lidhur me Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet, duke bërë të ditur se subjekti i tij nuk e ka mbështetur këtë dokument.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se LVV-ja nuk është e bindur se drafti i miratuar do t'ua lehtësojë jetën qytetarëve të Prishtinës.

Ai ka kundërshtuar veçanërisht rritjen e faturës për qytetarët, duke theksuar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë rregull, parkingje apo mundësi për banorët.

Sipas Sveçlës, propozimet e LVV-së nuk janë marrë parasysh nga ekzekutivi i Prishtinës, arsye për të cilën kjo rregullore nuk e ka marrë mbështetjen e tyre.

Postim i plotë:

SQARIM PËR PUBLIKUN

Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, nuk e kemi mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet.

Nuk jemi të bindur se drafti i miratuar do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Prishtinës.

Rritja e faturës për qytetarët nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë rregull, më shumë parkingje apo më shumë mundësi për banorët.

Propozimet tona nuk u morën parasysh nga ekzekutivi i Prishtinës, prandaj kjo Rregullore nuk e mori mbështetjen tonë.

Mbetet të shihet nëse dokumenti do t’i kalojë filtrat e ligjshmërisë dhe do të hyjë në fuqi. Kemi rezerva serioze edhe në këtë drejtim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat