Kryeqyteti ka arritur marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve teknikë në grevë, ndërsa puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe prindërve.
Sipas njoftimit, veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë, ndërsa pagesat e para për punëtorët janë realizuar sot. Pjesa e mbetur e pagesave pritet të përfundojë deri të martën.
Postim i plotë:
Njoftim për qytetarët dhe prindërit
Kryeqyteti ka arritur sot marrëveshje me Sindikatën e punëtorëve grevistë, ndërsa puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.
Veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë. Pagesat e para janë realizuar sot, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.
Deri në rikthimin e punëtorëve teknik, duke filluar nga sot, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.
Drejtoria e Arsimit do të koordinojë dhe mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave, për të siguruar kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Shqetësimet tuaja për higjienën në shkolla janë edhe shqetësimet tona. Shëndeti dhe siguria e fëmijëve mbeten prioriteti ynë. Presim që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në tejkalimin e kësaj situate.
Drejtoria e Arsimit