Historia e 51-vjeçares: Kam 27 vite martesë, por pasi bëra seks me një tjetër…

Seksi

Historia e 51-vjeçares: Kam 27 vite martesë, por pasi bëra seks me një tjetër…

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:28

Pas 27 vite martesë kam rënë në dashuri për herë të parë, por jo me bashkëshortin tim. Dua që të rri çdo sekondë me të dashurin, por kjo duket si një ëndërr e pamundur.

Unë dhe burri jemi të dy 51 vjeç. Vitet e fundit ai ka pasur disa probleme në performancën në shtrat. Seksi u bë punë e përditshme, kështu që hoqëm dorë.

Kështu e nis letrën 51-vjeçarja, drejtuar psikologes të “The Sun”.

Po kuptoja se unë kisha nevojë sërish për intimitet. Por një ditë shefi më nisi në një kurs për trajnim. Duhej të qëndroja një ditë larg shtëpisë, e pikërisht aty gjeta qetësinë në dashuri.

Në mbrëmje shkova në një lokal dhe nisa të flisja me këtë burrin e mrekullueshëm. Ai është 53 vjeç dhe mu duk sikur e njihja shumë kohë më përpara. Ne bëmë seks atë natë. Ishte intensiv dhe i mrekullueshëm.

Ditën tjetër teksa po ndaheshim u përqafuam. Ai jeton në veri ndërsa unë në Londër, por shkëmbyen numrat e telefonit dhe shpresojmë për më të mirën. Atë ditë vonë e më pas, ne filluam duke biseduar me mesazhe.

Është pak e vështirë që të gjejmë kohë të lirë të përbashkët, po kemi menaxhuar që të takohemi 3 herë. Seksi me të është diçka që nuk e kisha provuar asnjëherë më parë. Çdo herë bëhet më i mirë dhe kemi rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Bashkëshortja e tij e ka zbuluar tradhtinë, por ajo është shumë e hapur dhe nuk e ka problem.

Edhe bashkëshorti im e mësoi dhe e urrej këtë gjë, më tha që të mos komunikoja më me të. Unë dua ta lë atë dhe të jem me njeriun që dua. Jetoj duke shpresuar se burri im mos t’i shohë mesazhet që bëj me të dashurin, por ndonjëherë them më mirë t’i gjejë.

Duket sikur kjo histori nuk ka zgjidhje. Unë kam dy vajza, ndërsa i dashuri një djalë. Nuk janë fëmijë, por as aq të rritur që të mos lëndohen nga e gjithë kjo ngjarje.

Përgjigja e psikologes:

Ti po luan me zjarrin dhe po jeton në ëndërr. I ke dërguar shumë mesazhe por që je takuar vetëm katër herë me të dashurin. Është kjo kohë e mjaftueshme për të kuptuar se ai është dashuria juaj e vërtetë?

Mua më duket sikur po përdorni njëri-tjetrin si zbavitje nga martesat tuaja të vështira. Kjo gjë nuk është e pazakontë, por mbani sytë hapur nëse kjo shkakton zjarr.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat