"Dua ta ndryshoj gjinin, pasi e dashura ime lesbike, dëshiron seks me një mashkull"

Seksi

"Dua ta ndryshoj gjinin, pasi e dashura ime lesbike, dëshiron seks me një mashkull"

Nga: Bota sot Më: 13 mars 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

E dashura ime thotë se është e dashuruar me mua por ajo dëshiron të flej edhe me një mashkull poashtu, kështu që unë po mendoj të bëj operacione për ndryshime seksi.

Unë jam 29 vjeqare dhe e dashura ime është 26.

Kur u takuam u dashuruam shumë shpejtë. Ne kemi qenë bashkë për më shumë se dy vjet.

Ne kemi pasur disa ulje-ngritje në fillim, por që nga java e kaluar ajo më tregoj se është në dashuri me mua dhe dëshiron të jetë me mua.

Por ajo nuk dëshiron seks me mua, sepse unë nuk jam një mashkull.

Unë u mërzita shumë, sepse unë e dua shumë atë.

Unë jam në gjendje të jem me të edhe pa seks nëse ajo dëshiron ashtu, por ajo tha se ka nevojë për dikë që mund të përmbush seksualisht.

Unë thjeshtë nuk mund ta bëj atë për të.

Nuk jam e sigurt nëse ajo do të vazhdoj marrëdhënien tonë sepse e di sa shumë i mundon të qenit me një mashkull.

Unë i kam thënë asaj se ajo mund të bëj seks me një djalë dhe unë i jap lejen time që ajo prapë te kthehet tek unë, por ndihem aq e frikësuar për humbjen e saj.

Unë mendoj të bëj një ndryshim seksi për hir të saj, megjithëse më pëlqen të jem femër edhe nëse vishem burrërore.

Por fakti është se kam një djalë që është tetë vjeqar. Si t'ia shpjegoj atij që do ta ndryshoj gjinin për hir të dashurës time?

Unë do të bëj gjithqka për të dashurën time sepse e dua shumë atë.

Kam frikë se një ditë, ajo do të më tradhtoj ose të më lë me një mashkull tjetër.

Psikologia përgjigjet: Ju lutem lëni cdo ide për ndryshimin e gjinisë në njërën anë. Nuk është përgjigja për ju.

Ju nuk duhet të mendoni se jeni në një trup me gjini të gabuar. Në fakt ju duhet të ndiheni si një grua.

Unë nuk pranoj asnjë kirurg të kryejë operacion të ndryshimit të gjinisë, edhe se nuk mund të ju jap pjesë 100% funksionale sekusale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat