Shkodra përfshihet në debat për zhvendosjen e DAR, Ademi letër prefektit - Bota Sot
Shkodra përfshihet në debat për zhvendosjen e DAR, Ademi letër prefektit

Shkodra

Shkodra përfshihet në debat për zhvendosjen e DAR, Ademi letër prefektit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:36
Drejtoria Arsimore Shkoder

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër prefektit Valdrin Pjetri për transferimin e Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë.

Lajmi ka shkaktuar debate debate të forta edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Këshilltarët e Shkodrës e bashkisë së Shkodrës e quajnë çmenduri që të kalojë DAR në Lezhë, kur Shkodra ka një histori qindra vjeçare për arsimin dhe nuk mund të zhvendoset në një qytet si Lezha.

Për zhvendosjen nuk ka dakortësi as nga këshilltarët e Partisë Socialiste.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ademi, ku është shprehur: "Çmenduri e radhës, diskriminuese dhe e papranueshme për Shkodrën. Do të bëjmë çdo gjë ta ndalojmë".

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...