Kryemadhi nga Shkodra: Më 2 mars do jem në bulevard jo për Ilir Metën... ja arsyet

Shkodra

Kryemadhi nga Shkodra: Më 2 mars do jem në bulevard jo për Ilir Metën... ja arsyet

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:49
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se më 2 mars do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Nga qyteti i Shkodrës, në një takim me strukturën e LSI-së, Kryemadhi nënvizoi se në bulevard nuk do të jetë për Ilir Metën dhe rendit arsyet pse.

"Më 2 mars do marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit, nga parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo tjetër. 

Por unë do të jem në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do ti shikojë në Shqipëri, si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë vitet që I kanë mbetur në familjen e saj. Si një bijë që do të garantojë shërbim ndaj prindëve të saj pensionistë dhe që pensioni nuk i del as për ilaçe.

Do të jem si një motër të cilën ka vëllain e saj të papunë dhe bën gati plaçkat për të ikur emigrant sepse çdo ditë e më shumë ditët tona ngushtohen. Do të jem si një amvisë që paguan faturat të energjisë elektrike dyfish dhe harxhon ilac rrobash me para dyfish për të njëjtën sasi."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat