424 familje të izoluara në Shkodër nga dëbora - Bota Sot
424 familje të izoluara në Shkodër nga dëbora

Shkodra

424 familje të izoluara në Shkodër nga dëbora

Më: 5 janar 2017 Në ora: 13:36
Ilustrim

Nënkryetari i bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj gjatë një konference për mediat ka njoftuar edhe situatën më të fundit në zonën e Shkodrës.

Nga të dhënat e fundit, nga bashkia, 424 familje janë të izoluara nga bora në zonat malore.

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës, si pasojë e reshjeve të borës të rëna gjatë datës  4 dhe 5 janar 2017 rezulton se situata në pjesën e malore të Bashkisë Shkodër është vështirësuar dhe më saktësisht:

• Janë të bllokuara rrugët e kalimit nga Qafa e Thores por edhe Rruga e Malit të Shoshit.

• Trashësia e borës është rreth 25 cm në të tre njësitë malore dhe vende vende mbi 40 cm.

 Furnizimi me energji elektrike:

Ka shkëputje të energjisë elektrike në NJ.A Pult dhe rrezikohet ndërprerja edhe në dy njësitë e tjera për shkak të dëmtimit të linjave nga ngarkesa e borës.

Për momentin janë rreth 424 familje që jetojnë në të tre njësitë Shalë, Shosh, Pult (përkatësisht 190 Shalë, 70 Shosh dhe 164 Pult).

 Objektet arsimore janë të mbylluara në zbatim edhe të Ministrit të Shëndetësisë në të tre njësitë.

Nuk ka probleme përsa i përket nevojës për ndihmë të shpejtë për ndonjë emergjencë shëndetësore.

 Bashkia Shkodër ka në dispozicion mjetet e subjektit të kotraktuar për mirembajtjen e segmentit Rrugor Prekal-Theth si dhe po vlerëson ndërhyrjen e mundëshme në momentin që reshjet e borës të ndërpriten.

 Gjithashtu janë në gatishmëri edhe mjete të ndërmarrjes së Ujësjelles kanalizimeve Shkodër.

 Po ashtu po vlerësohet nevoja për të ndërhyrë edhe me mjete që do t’i kërkohen DPEC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat