Kush është "Dan Bilzeriani" i Shkodrës që kryente marrëdhënie me dy vajzat? E vërteta e lidhjes së tyre - Bota Sot
Kush është "Dan Bilzeriani" i Shkodrës që kryente marrëdhënie me dy vajzat? E vërteta e lidhjes së tyre

Shkodra

Kush është "Dan Bilzeriani" i Shkodrës që kryente marrëdhënie me dy vajzat? E vërteta e lidhjes së tyre

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:31
Vajzat

Ditën e djeshme një denoncim erdhi pranë JOQ, në të cilin kërkohej që të hetohej rasti i një personi në Shkodër, i cili shfrytëzon vajzat për prostitucion, madje edhe minorene.

Fotot e postuara edhe në rrjetet sociale tregonin personin e njohur si Frederik Tata me dy femra, njëra dukej rreth të 20-ve, ndërsa biondja mbi 40 vjeç. Nga raportimet e shumta që erdhën nga Shkodra, Tata është tutori i tyre dhe këto nuk janë të vetmet që ai shfrytëzon. Në lokalin me të njëjtin emër, shkojnë shumë vajza, të cilat më pas shpërndahen me klientët që gjejnë në zonat afër Shkodrës.

Image

Denoncimi nga një qytetar i Shkodres:

"Ky personi me këto dy femrat quhet Federik Tata nga fshatrat e Dukagjinit, i dënuar më parë. Shumë pak kohë ka që ka dalë nga burgu, njihet si person i afërt me të Partisë Socialiste. Ka në pronësi një bar kafe me muzikë live në Parrucë. Këto të dyja janë prostituta në këmbim të parave, kjo është e dukshme tashme edhe nga ana e qytetarëve të Shkodrës. "Ky i "Forti" ka kohë që bashkëpunon me femrën "Soni Meja", e cila merret edhe me mashtrimin, futjen në prostitucion brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi ky rrjet është i përhapur deri në Itali. Policia është në dijeni, pasi disa i ka arrestuar vajzat, por me anë të një telefonate janë lënë të lira. Ky "djali" në verë ishte i përfshirë në një plagosje me të fortit e fisit Bajri kundër një emigranti anglez. Pra, në këtë rrjet janë përfshirë po9liia në Shkodër, doganier të Moriqanit etj. Organizimet bëhen në kafe "Tata Muzikë live" me disa femra, jo vetëm këto të dyja, aty mblidhen edhe gocat largohen me klientë të ndryshme në Shirok ose tek ndonjë hotel afër kalasë ku është edhe me ekonomik. Janë disa vajza që shfrytëzohen nga ky tipi".

Ndërkaq, deri tani nuk ka ende një reagim nga policia në lidhje me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat