Ditën polic, natën kultivues kanabisi/ Arrestohet oficeri i FNSH në Shkodër - Bota Sot
Ditën polic, natën kultivues kanabisi/ Arrestohet oficeri i FNSH në Shkodër

Shkodra

Ditën polic, natën kultivues kanabisi/ Arrestohet oficeri i FNSH në Shkodër

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër është vënë në prangat e policisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.

Në pranga ka rënë, polici Ardjan Loci, 45 vjeç me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas policisë, ndaj tij ishte nisur hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në të cilën dyshohet si i përfshirë edhe shtetasi A. Loci. Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat