Bushati “shkund” drejtorët e PS-së në Shkodër - Bota Sot
Bushati “shkund” drejtorët e PS-së në Shkodër

Shkodra

Bushati “shkund” drejtorët e PS-së në Shkodër

Më: 7 prill 2018 Në ora: 10:32
Ditmir Bushati

Ndërkohë që opozita ka nisur pranverën e protestave në Shqipëri, qeveria pret që me 17 prill Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për antarësimin në BE.

Nga Shkodra ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

“Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për antarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”- tha Bushati.

I pyetur nga Panorama nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative me 17 prill nga Komisioni Europian, ministri Bushati shkon edhe më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për antarësimin e plotë në BE.

“Ne presim që Komisioni Europian në 17 prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet antare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për antarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”- tha ai.

Deklaratat ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në partinë socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test