Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës - Bota Sot
Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës

Shkodra

E hënë, 22 tetor 2018

Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:57
Shkodra

Shkodra do të ketë kurorën e saj të gjelbër.

Pas disa vitesh përpjekjesh pa sukses, këtë herë fidanët e mbjellë muaj më parë në Ballkonin e Bunës, gjatë fushatës së pyllëzimit të vitit të kaluar, janë lidhur me tokën e po rriten, është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Të rinjtë e EKO Mendje kanë inspektuar zonën ku janë mbjellë fidanët, duke bërë dhe foto dhe tashmë zona po kthehet në një vend ideal për t’u vizituar dhe për të shijuar gjelbërimin në natyrë, si nga vendasit ashtu dhe nga turistët e huaj.

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik, transmeton atsh.

Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test