‘S’bëjmë show me zgjedhje online ose 3D’/ Murrizi: Në Kuvend ka njerëz që në komunizëm kanë raportuar të atin, të ëmën dhe djalin

Shqipëria

‘S’bëjmë show me zgjedhje online ose 3D’/ Murrizi: Në Kuvend ka njerëz që në komunizëm kanë raportuar të atin, të ëmën dhe djalin

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 07:24
Myslim Murrizi

Deputeti, Myslim Murrizi është shprehur se shqiptarët nuk kanë nevojë që të kenë frikë nga persona të cilët më herët në komunizëm kanë raportuar familjarët e tyre, dhe sot gjenden në Kuvend.

Deputeti foli këtë mbrëmje në emisionin “Arena”.

“Deri në 25 prill kryetari këtij subjekti të sapoformuar do të jem. Pas kësaj date të gjithë kandidatët do të votohen. Ne nuk bëjmë ‘show’ me zgjedhje online ose 3D.

Përderisa partitë kandidojnë në zgjedhje dhe kush të marrë më shumë vota atëherë ai të jetë kryetar partie.

Në 30 vite që është rrëzuar komunizmi, nuk ka pse shqiptarët të kenë në krye një person që ka raportuar të atin, të ëmën, nusen apo djalin. Sot do të japë moral pas 30 vitesh. Sot ka nga këta në Kuvend”, tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat