Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

Shqipëria

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 19:25
Foto nga protesta në Tiranë

Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën e tyre e cila po zhvillohet prej muajsh.

Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  

Gjatë tubimit, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve.

Menjëherë pas bllokimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje të përsëritura përmes megafonit, duke u kërkuar pjesëmarrësve të zhvendosen në trotuar dhe të lirojnë rrugën. Policia gjithashtu ka krijuar një kordon përreth Kryeministrisë dhe përballë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat