Gjiknuri nga Berlini: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e arkitekturës së përbashkët të sigurisë së NATO-s dhe BE-së

Shqipëria

Gjiknuri nga Berlini: Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e arkitekturës së përbashkët të sigurisë së NATO-s dhe BE-së

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:21
Damian Gjiknuri në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin.

Deputeti shqiptar, Damian Gjiknuri, ka bërë të ditur se po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin të Gjermanisë, ku në fokus të diskutimeve janë siguria në Evropë dhe roli i Aleancës në përfundimin e agresionit rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri ka bërë të ditur se në këtë takim është së bashku me kolegët Bledi Çuçi, Igli Hasani dhe Fatmir Mediu.

Ai ka theksuar se një nga çështjet e diskutuara ishte krijimi i një arkitekture të përbashkët të sigurisë dhe gatishmërisë për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përballë kërcënimeve të mundshme nga jashtë.

Në këtë kontekst, Gjiknuri ka vënë në pah edhe rëndësinë e perspektivës euroatlantike për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë drejtim edhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë veten në perspektivën e botës demokratike që përfshin gjithë rajonin në NATO dhe BE”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat