Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit

Shqipëria

Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të diele në fshatin Neviçisht në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Anxhelo Brisku, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz.

Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.

Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, ka dalë me një reagim zyrtar edhe policia e cila ka nisur hetimet lidhur me plagosjen. Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit.

“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat