“Aktakuzat ndaj UÇK, të motivuara nga Serbia”/ Meta: Komisioni për raportin e Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë e as Kosovës

Shqipëria

“Aktakuzat ndaj UÇK, të motivuara nga Serbia”/ Meta: Komisioni për raportin e Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë e as Kosovës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:52
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka vërë nderimet e tij nga qyteti i flamurit Vlora.

Kreu i shtetit në fjalën e tij për mediat është shprehur se ky 108 vjetor e gjeti vendin në një situatë të pazakonte por ai theksoi se vitin tjetër do të bëhet një festë madhështore në nderim të kësaj dite të rëndësishme për kombin.

“Është kënaqësie e veçantë që të takohemi sot në ditën e Flamurit në qytetin e tij në Vlorë është 28 nëntor i veçantë për shkak të fatkeqësisë pandemisë që ne jemi të detyruar që të jemi të kujdesshëm në festimin e ditës më të madhe të kombi tonë. Duket të jeni besimplotë se 28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do e festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kjo ditë e jashtëzakonshme.

Kjo është një ditë e veçantë dhe për një arsye tjetër pasi ne festuar 100 vjetorin e të Gjithë Shqipërisë jo rastësisht të dy këto ngjarje të mëdha lidhen me këtë ditë. Jo vetëm ato që shpallën Pavarësinë por të gjithë ato që dhanë jetën për të arritur deri këtu ju jemi krenar. Pavarësia dhe sovraniteti duhet të ruhen si sytë e ballit.  Tani nuk kemi më kohë se jemi 108 vjet dhe duhet të përmbushim aspiratat kombëtare. 28 nëntori është dita e kombit që i referohet babit të pavarësisë Ismail Qemali.

Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty s’i shërben Kosovës as Shqiperise, aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia. Kosova është shtet i pavarur dhe shumë të tjerë kanë dhënë jetën për çlirimin e saj dhe shumë të tjerë kanë qenë në gjykata ndërkombëtare dhe i kanë fituar këto procese”, është shprehur Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat