‘Shpresoj të filloj vaksinimi sa më shpejt’, Sulçebe jep lajmin e mirë: Ja kur mund t’i shpëtojmë virusit famëkeq

Shqipëria

‘Shpresoj të filloj vaksinimi sa më shpejt’, Sulçebe jep lajmin e mirë: Ja kur mund t’i shpëtojmë virusit famëkeq

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Mjeku, Genc Sulçebe

Mjeku, Genc Sulçebe shpreson se nëse vaksina anti-Covid mbërrinë në Shqipëri në muajin e parë të vitit, situata në pranverë do të përmirësohet, ndërsa gjatë muajve të verës do të shpëtojmë nga virusi famëkeq.  

I ftuar në emisionin “Arena” Sulçebe beson se në vendin tonë do të përdoret vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit.  

“Vaksina shpresë e madhe. Vaksina e Oxfordit, 70% efektive, por rezultat i kënaqshëm pasi bëhet në 1 dozë e gjysmë. Nëse aprovohet në fund të dhjetorit, në janar nis shpërndarja. Nga kjo vaksinë përfiton edhe Shqipëria. Shpresoj të filloj sa më shpejt.

“Vaksina e Pfizer dhe Moderna po aplikohet në vendet e zhvilluara, amerikanët të pakënaqur nga Pfizer. Ka probleme në shpërndarje sepse do ruajtje në -70 gradë. Është 5-fishi i kostos së Oxfordit. Nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid,”deklaroi Sulçebe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat