Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Demalia: Një ‘sukses’ i ndërkombëtarëve thjesht si godinë, por jo që do të funksionojë

Shqipëria

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Demalia: Një ‘sukses’ i ndërkombëtarëve thjesht si godinë, por jo që do të funksionojë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Ilir Demalia

Përparim Kalo ishte  anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në një lidhje direkte për Ora News analisti Ilir Demalia tha se Gjykata Kushtetuese është thjesht një sukses në thonjëza i ndërkombëtarëve, thjesht si një godinë por nuk beson se do të jetë funksionale.

Ilir Demalia: Unë nuk besoj se do të funksionojë kjo Gjykatë ashtu siç nuk kam besuar dhe në funksionimin e SPAK-ut  sepse deri tani SPAK  po na paraqet njerëz të krimit të niveleve të ulëta. Pra nëse nuk do të fillojë pastrimi nga lart poshtë, pra nga ata të cilët kanë inkriminuar me qeverisjen e tyre, me korrupsionin e tyre, me paranë e krimit, me pastrimin e parasë.  Mendoj që Gjykata Kushtetuese në të gjitha drejtimet është një tullumbace tjetër  dhe një sukses në thonjëza i ndërkombëtarëve që arritën të bëjnë Gjykatën Kushtetuese thjesht si një godinë por jo që do të funksionojë, nuk besoj se do të funksionojë.

Demalia u shpreh se nuk beson se kjo Gjykatë e ngritur nën presionin e ndërkombëtarëve nuk do të arrijë ndonjë gjë të madhe.

Ilir Demalia: Ne të gjitha institucionet organizmat, i ngremë mbi presione. Dhe kjo që është më e keqja nën presionin e të huajve. Sigurisht si çdo gjë që lind me presion dhe me sforco nuk është një gjë që funksionon më mënyrë organike. Kjo gjykatë, unë nuk shpresoj se do të arrijë ndonjë gjë të madhe.  Do të arrijë vetëm një rezultat për ndërkombëtarët, që do të  justifikojnë të gjithë atë çka ata kanë thënë. Sepse vetë fakti që kjo gjykatë me 6 vetë nuk mund të funksionojë se nuk ka kuorumin e nevojshëm. Unë them se kjo është një formalizëm ashtu siç kemi krijuar çdo gjë në formalitet për të bërë informalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat