Tik-taku në Gjykatën Kushtetuese/Zgjedhjet e 30 qershorit, Teatri dhe Kodi Zgjedhor, dosjet që ndikojnë politikën

Shqipëria

Tik-taku në Gjykatën Kushtetuese/Zgjedhjet e 30 qershorit, Teatri dhe Kodi Zgjedhor, dosjet që ndikojnë politikën

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:41
Gjykata Kushtetuese

Viti 2021, nuk do të shënojë vetëm një sfidë mes partive që do të përmbyllet në 25 prill, por dhe efekte të rëndësishme që do të jepen nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Shtatë anëtarët e saj pritet të mblidhen javën e ardhshme për të vendosur procedurat që do të ndjekin në shqyrtimin e dosjeve, të cilat nuk janë trajtuar prej më shumë se dy vitesh.

Pas betimit të anëtares më të re Sonila Bejtja përmes një deklarate për mediat është bërë e ditur se në ditët e para të janarit do të zhvillohet mbledhja e gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjeve që ka në kompetencë si dhe për organizimin pas kësaj do të përcaktohen dhe dosjet e para që do të kalojnë në seancë.

Ndër çështjet më të debatueshme janë ato mbi zgjedhjet e 30 qershorit, e ankimuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dosja e Teatrit e ankimuar nga presidenti Meta dhe artistët, Kodi Zgjedhor i ankimuar së fundi nga opozita parlamentare.

Në të tre rastet ndikimi do të jetë i drejtëpërdrejtë te të gjitha palët, ku sërish do të jetë politika që do të testohet nëse do të respektojë verdiktin apo do ti rikthehet paragjykimit të drejtësisë.

Por po ashtu një tjetër temë është dhe sqarimi i kompetencave të Presidentit, i cili nuk pranoi të dekretonte emrin e ministrit Gent Cakaj.

Jo me më pak vlerë janë dhe vënia e peshores mes përplasjeve të institucioneve, çështjet e pronave apo ato që kanë të bëjnë me vetë drejtësinë.

Deri më tani trupa ka funksionuar me vetëm 5 anëtarë, ku në Dhomën e Këshillimit çështjet ose janë pranuar për të vazhduar shqyrtimin ose janë rrëzuar.

Për kalimin në seancë janë rreth 35 dosje, ndërsa dhe 25 të tjera janë në shqyrtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat