Rama shikon nga afër frigoriferët e vaksinave anticovid në QSUT dhe ISHP, Manastirliu: Mund të presim 950 mijë vaksina për temperaturën -80 gradë

Shqipëria

Rama shikon nga afër frigoriferët e vaksinave anticovid në QSUT dhe ISHP, Manastirliu: Mund të presim 950 mijë vaksina për temperaturën -80 gradë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme  në depon e magazinës së QSUT dhe në ISHP për të parë nga afër frigoriferët për vaksinën anticovid

“QSUT dhe ISHP- Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer

* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka bërë të ditur se me kapacitetet që kanë aktualisht në dispozicion mund të priten deri në 950 mijë vaksina ndërsa për vaksinat që kërkojnë temperaturë 2-8 gradë mund të priten deri në 7 milionë doza.

“Vaksinat e Pfizer janë në ISHP dhe ruhen në ushte të ultra të ftohta -80 gradë. Këtu janë kapacitet të tera. Aktualisht janë 250 mijë doza menjëhershme që mund të ruhen në -70 gradë. Për Pfizer. Sigurisht edhe për llojet e tjera të vaksinës. Kemi kapacitete për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Pastaj për ambientet frigoriferike që kërkojnë 2-8 gradë. Kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza.”

“Aktualisht fillon në -20 gradë. Kemi në ISHP frigoriferë të tjerë dhe ato -80 gradë ku aktualisht janë të ruajtura vaksinat. Këtu janë frigoriferët -70 dhe -81 gradë. Janë komplet të sigurta dhe ruhet. Kanë elementet e duhura të sigurisë. Janë dy ngrirësit brenda standardeve.”

Bino: këtu mbahen vaksinat dhe ruhen me polici. Janë vaksinat e fëmijëve të gripi dhe janë dhoma frigoriferike dhe kanë kapacitet të mjaftueshme. Kemi frigoriferin -20 për vaksinën Moderna. Janë frigorifer të blerë vitin që shkoi.

“Ky frigorifer ruan 50 mijë doza vaksine dhe ky është -80 gradë. Bëhet një vlerësim dy herë në ditë. Është ndjekur zinxhiri ftohës.:

“Tek stadiumi shkojnë vetëm sa kemi nevojë. Një shishe e vogël ka 6 doza. Të gjithë vendet e kanë marrë më 6 doza.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat