Pipero: Spitalet janë të hapura. Vetëm te ne vjen kushëriri i 15 me një kavanoz reçel te…/ Koduzi: Spitalet u trajtuan si burgje

Shqipëria

Pipero: Spitalet janë të hapura. Vetëm te ne vjen kushëriri i 15 me një kavanoz reçel te…/ Koduzi: Spitalet u trajtuan si burgje

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:05
Emisioni

Gazmend Koduzi, kreu i departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, në emisionin “Absolut 4” në A2 kritikoi mënyrën se si është menaxhuar pandemia në vendin tonë. Ai u shpreh se në Shqipëri, spitalet janë si burgje.

“Bota nuk ishte perfektë, por testonte dhe gjurmonte. Shqipëria ka bërë shumë pak testime. Jemi vendi që bëjmë më pak testime. Gjurmimin nuk e bën dot nëse nuk bën dot testime. Unë dola pozitiv vetë dhe nuk më pyeti njeri ke pasur kontakte apo jo. Sistemi çedoi shumë. Spitalet u trajtuan si burgje. Në botë ishin normale. Çdo ditë një i afërm futej në spital. Kishte një infermier për dy pacientë. Ky spital që u trajtua si burg çoi dhe në raste korrupsioni dhe madje dhe vetëvrasje ku në spitalet e tjera të botës nuk pati”, tha Koduzi.

Ndërkohë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero reagoi duke hedhur poshtë këtë pretendim.

“Spitalet janë të hapura. Nuk e di eksperiencën e vendeve të tjera. Kam parë spitale private në Turqi që më çoi puna. Mua më kanë lejuar të hyj. Nuk e di sa kanë qenë të lejuar familjarët. Në fillim kemi pasur vështirësi për të komunikuar me familjarët. Kemi pasur raste që pacienti ishte në ankth, jo i ndërgjegjshëm, numrat që na jepte nuk ishin të saktë. Nuk është sëmundje e zakonshme. Të gjithë vemi te pacienti si kozmonautë. Një person i sëmurë shoqërohet me 15 të afërm. Vetëm te ne vjen kushëriri i 15 me një kavanoz reçel te spitali”, tha Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat