Veliaj nuk flet për përgjimet, gazetarit i nxjerr truprojat, sulmon televizionin Ora News që i publikoi

Shqipëria

Veliaj nuk flet për përgjimet, gazetarit i nxjerr truprojat, sulmon televizionin Ora News që i publikoi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka vendosur truprojat përballë gazetarit të Ora News që e pyeti në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane lidhur me lejet e ndërtimit në Tiranë. Në ato pak fjalë që tha për këtë çështje, Veliaj zgjodhi të merret me televizionin që publikoi përgjimet duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me lejet e ndërtimit dhe shumëkatëshet për të cilat ka dhënë leje në çdo cep të kryeqytetit.

Përgjimet e Antimafias italiane kanë shqetësuar jo pak politikën shqiptare duke ngjallur edhe debate të forta javën e fundit.

Në bisedat e të akuzuarve të Antimafias italiane për pastrim të parash, del dhe emri i kryebashkiakut të Tiranës, dhe zyrtarëve të tjerë ku pretendohet fitimi i tenderave kundrejt pagesës 20 për qind apo dhe lejeve të ndërtimit.

Për këtë çështje Ora News ka kërkuar dhe reagimin e Veliajt, por si gjithnjë gazetari përballet me badigardin.

Veliaj: Këto muhabetet me trafikantë…

Por me këmbënguljen e gazetarit, Kryebashkiaku ka pranuar të flasë.

Veliaj: Po po, muhabetet me trafikantë…

Por sërish iu shmang temës në fjalë, duke u marrë me televizionin i cili publikoi i pari dosjen e Antimafias ku kryebashkiaku i Tiranës përmendet disa herë.

Veliaj: Muhabetet me trafikantë ti dhe Ylli….

Ndërkaq SPAK ka deklaruar se do të kërkojë zyrtarisht dosjen në Itali, për të vendosur më pas nëse do të nisë hetimet edhe në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat