Balla kujton djegien e mandateve nga opozita: Këta soj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund t’u besohet!

Shqipëria

Balla kujton djegien e mandateve nga opozita: Këta soj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund t’u besohet!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:34
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një takim që ka organizuar në qarkun e Elbasanit, ka kujtuar djegien e mandateve nga opozita një vit më parë.

Në një postim në facebook, Balla shkruan se politikanëve që tradhtuan mandatet që u kishte dhënë populli, nuk u duhet besuar vota, sepse mund të tradhtojnë përsëri.

“Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh”, shkruan Balla.

Postimi i plotë

Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhëtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh.

Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat