Pogradec/ Gjendet i vdekur brenda hotelit një shtetas amerikan, i gjendet kanabis i mbjellë në vazo lulesh

Shqipëria

Pogradec/ Gjendet i vdekur brenda hotelit një shtetas amerikan, i gjendet kanabis i mbjellë në vazo lulesh

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Një person me shtetësi amerikane është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli ku po qëndronte në Tushemisht të Pogradecit.

Mësohet se viktima është identifikuar si Najebul Hasan, ndërsa nuk raportohet deri më tani që të ketë shenja dhune apo të dyshimta për një vrasje të mundshme.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se në banesë, në vazot e luleve i është gjetur lëndë narkotike hashash.

Sipas burimeve shtetasi e kultivonte për konsum shëndetësor në formën e qetësuesit, për sëmundjen që kishte prej disa vitesh. Atij i ishte rekomanduar një klimë e mirë dhe për këtë kishte zgjedhur Pogradecin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat