Takimi në Kombinat, Këlliçi: Banorët e dëmtuar nga tërmeti duan garanci jo fjalë që i merr era

Shqipëria

Takimi në Kombinat, Këlliçi: Banorët e dëmtuar nga tërmeti duan garanci jo fjalë që i merr era

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Foto nga takimi

Kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka vijuar takimet në Kombinat dhe ka biseduar me banorët që janë dëmtuar nga tërmeti.

“Shtëpia është gjithçka kanë”, shkruan ai në facebook. “E gjithë jeta e tyre qëndron brenda atyre mureve”. “Duan garanci se ç'do bëhet me ta”. “Një dokument apo shkresë e rregullt, jo fjalë që i merr era”. “Shteti serioz punon me shkresa”, shkruan kreu i FRPD.

Ja postimi i plotë:

U riktheva në bllokun e parafabrikateve në Kombinat.

Me ekipin e Grupseksionit 3 të PD inspektuam pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët refuzojnë të dalin nga shtepitë. Shtëpia është gjithçka kanë. E gjithë jeta e tyre qëndron brenda atyre mureve. Duan garanci se ç'do bëhet me ta. Një dokument apo shkresë e rregullt, jo fjalë që i merr era. Shteti serioz punon me shkresa.

Kanë kaluar 14 muaj nga tërmeti dhe ka ende pallate të dëmtuara që qëndrojnë në këmbë. 25 prilli do e ndajë këtë punë njëherë e mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat