Gjykimi i padisë për testin e poligrafit dhe testin psikologjik ndaj policëve/ Gjykata Kushtetuese: Do ishte mirë t’i nënshtroheshin dhe ligjvënësit?

Shqipëria

Gjykimi i padisë për testin e poligrafit dhe testin psikologjik ndaj policëve/ Gjykata Kushtetuese: Do ishte mirë t’i nënshtroheshin dhe ligjvënësit?

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka nisur gjykimin e padisë për shfuqizimin e dy neneve, për testin e poligrafit dhe testin psikologjik ndaj policëve.

Pas parashtrimeve të palëve, Gjyqtarja Kushtetuese ka pyetur përfaqësuesen e Kuvendit, Mimoza Arbi për t’ju përgjigjur disa pyetjeve, mes të cilave përfshihet bërja e testit për ligjvënësit dhe për gjyqtarë e prokurorë të SPAK, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Arbi tha se testi i poligrafit bëhet për të riparë shkallën e besueshmërisë së kandidatit ndërsa për punonjësit e policisë është vënë testi psikologjik për të parë si mund të reagojnë ndaj situatave të ndryshme.

Pyetje: Dua që të imagjinoni për një moment që ju vetë aplikoni në strukturat e SPAK dhe doni të bëni testimin dhe doni t’i nënshtroheni testit të poligrafit dhe do të keni një listë me pyetje për jetën tuaj që nuk është e ekspozuar në publik, listë që nuk e dini dhe dini që rezultati ose suksesi i kësaj interviste varet nga mënyra se si punëson gjaku juaj. Do të doja një përgjigje të arsyeshme?

Arbi: Ligjvënësit parashikojnë vendosjen e bërjes së testit të poligrafit për këto funksione që përmende në dispozitat përkatëse si element për të parë dhe riparë shkallën e besueshmërisë së kandidatit në raport me atë çfarë thotë në shpjegimet apo përshkrimet me atë çka del nga përdorimi i tij por nuk është deteminant që komisioni të vendosë nëse vërtetë i plotëson kriteret apo jo. Për veten time, nëse flas si individ i kam të theksuar pjesën emocionale dhe e di këtë gjë, ndaj nuk do futesha fare të konkurroja.

Për punonjësit e policisë, kanë specifika të tjera se janë direkt në vendin e ngjarjes, direkt mes njerëzve, mes turmës dhe mendoj që ligjvënësi këto ka pasur parasysh kur ka vendosur testin psikologjik për të parë mënyrën e reagimin ndaj këtyre situatave që mund t’i ndodhin një punonjësi policie.

Pyetje: Pse është parë e nevojshme që t’i jepet SHÇBA-së kompetencë e kryerjes së testit të poligrafit?

Arbi: Ashtu e ka dhe ligji që funksionarët e lartë do t’i nënshtroheshin një komisioni të jashtëm, ndërsa për punonjësit e tjerë të policisë të niveleve më të ulëta, verifikimi është dispozuar të bëhej në mënyra të ndryshme.

Pyetje:  Meqë testin psikologjik e lidhni dhe me integritetin, me besueshmërinë, mendoni se do ishte gjë e mirë që t’i nënshtrohej dhe vetë ligjvënësi një testi psikologjik para se të merrte detyrën?

Arbi: Për këtë pyesni ligjvënësin.

Pyetje: Në vendet që nënkomisioni është kompetent për të ndjekur zbatimin e ligjit për vettingut në polici, ju thatë që ka monitoruar zbatimin e ligjit. Ka pasur sugjerime për të parashikuar testet specifikë në zbatim të nenit 38?

Arbi: Jo, mesa di unë. Nuk rezulton që të ketë pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat