Plagosën çiftin dhe efektivin/ Vihen në pranga tre vëllezër! Policia sqaron si ka ndodhur sherri mes familjeve

Shqipëria

Plagosën çiftin dhe efektivin/ Vihen në pranga tre vëllezër! Policia sqaron si ka ndodhur sherri mes familjeve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Tre vëllezër janë arrestuar nga policia e Beratit, në lidhje me sherrin e një nate më parë në një lokal mes disa familjarëve, ku si pasojë të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh dhe efektivi që tentoi të shuante konfliktin.

Sipas bluve të qytetit të Beratit në pranga janë vënë shtetasit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe  Arjan Marini  40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi me inicialet A.M.

Sipas policisë këtë persona gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

“Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Policia e Beratit njofton se i plagosur ka mbetur efektivi Juljan Xhelili, 24 vjeç, ndërsa sqarohet se sherri në lokal ka nisur mes disa familjarëve.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe  Arjan Marini  40 vjeç, ( përdorues te lendeve narkotike),  kane dhunuar fizikisht punonjësin e policisë dhe kane tentuar ti rrëmbejnë armen.

Polici Juljan Xhelili ka mbrojtur armen dhe gjate konfrontimit fizik mes policit dhe vëllezërve, arma ne brez te policit ka bere qitje te pavullnetshme ku ka mbetur i plagosur edhe ai vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat