Partia Demokratike firmos aktmarrëveshjen me Sindikatat e Pavarura Shqiptare/ Paloka tregon çfarë përfshin

Shqipëria

Partia Demokratike firmos aktmarrëveshjen me Sindikatat e Pavarura Shqiptare/ Paloka tregon çfarë përfshin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:54
Gëzim Kalaja dhe Edi Paloka

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare kanë firmosur sot marrëveshjen mes tyre, e cila do t’i hapë rrugë zgjidhjes së një sërë problemesh me të cilat hasen sot punonjësit në vendin tonë dhe që sindikata i ka adresuar dhe do t’ia kërkojë qeverisë së ardhshme.

Firmosja e marrëveshjes është bërë sot në qytetin e Durrësit dhe në emër të Partisë Demokratike e ka firmosur nënkryetari Edi Paloka.

Gëzim Kalaja, President i BSPSH u shpreh në fjalën e tij se kjo marrëveshje do të marri jetë menjëherë pasi Partia Demokratikë e Shqipërisë do të vijë në pushtet dhe kjo sipas tij nuk ka diskutim.

Edi Paloka, nënkryetari i kësaj partie u shpreh se aktmarrëveshja e sotme do të zbatohet në bashkëpunim me sindikatën.

Pikat kryesore të kësaj aktmarrëveshje janë rritje e pagës në Shqipëri deri në 300 euro, riorganizimi dhe vendosja e ministrisë së punës e cila u hoq nga qeveria aktuale, rishikimi i statusi të minatorit, heqja e akcizës së naftës, ngritja e pensioneve, ngritja e pagave të punonjësve të arsimit.

Edi Paloka, kryesor listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat