Meta: Tensionet vijnë nga ai që prishi 5 qershorin, ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Shqipëria

Meta: Tensionet vijnë nga ai që prishi 5 qershorin, ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:32
Ilir Meta

Në një dalje për mediat, presidenti i vendit, Ilir Meta u shpreh se tensionet e fushatës në Fier vijnë nga Rama, i cili sipas Metës prishi marrëveshjen e 5 qershorit.

Meta tha se kishte marrë vesh që kryebashkiaku Subashi hiqte banderola e LSI-së sepse pasdite donte të vinte Rama.

Presidenti shtoi se ai u përpoq ta ulë gjakrat dhe t’i ulë palët në një dialog për incidentin e ndodhur pranë godinave të LSI-së.

Meta: Dihet se nga vijnë gjithë këto tensione. Vijnë nga ai që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, sepse ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai nuk ka zgjedhje në PS, që ka qenë një parti model demokratike dhe për zgjedhje të brendshme. Po të kishte vullnet tjetër nuk do t’i bënte zgjedhjet si modeli i Shijakut dhe Dibrës dhe nuk do t’i jepte Damianit këshilla për tërmet. Ngjarja në Kavajë ndodhi brenda në zyrën elektorale të PD-së. Brenda hyri drejtori i policisë bashkiake të rilindjes dhe një narko-trafikant i lidhur me PS-në që kreu plagosjen.

Pse ndodhi situata në Elbasan herën e parë? Duhet të ishte shmangur. Unë sot pashë që Subashi hiqte banderola e LSI-së sepse pasdite donte të vinte Rama. Ata donin që ta takonin Subashin, por ai nuk pranon. Prandaj unë u them njerëzve që të mos krijojnë tensionin, se pala tjetër këto. Unë u kam thënë që gjëra të tilla t’i zgjidhin me dialog. Rama kudo përpiqet që të krijojë marrëzi dhe tension. Ajo më thotë se takoj persona të dyshimtë dhe unë i them hajde dalin para kamerave me kë dal unë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat