“Akoma nuk është hapur nga bora rruga e Thethit”, Fisnik Muça tregon problematikat e turizmit malor

Shqipëria

“Akoma nuk është hapur nga bora rruga e Thethit”, Fisnik Muça tregon problematikat e turizmit malor

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:34
Fisnik Muça

Fisnik Muça aktivist, guidë e turizmit malor tha për gazetaren Ilva Tare se turizmi malor, ndryshe nga ai detar nuk ka pasur ndikim negativ për shkak të pandemisë, përkundrazi interesi për të është rritur gjatë kësaj periudhe. Ai evidentoi disa nga problematikat me të cilat përballet turizmi malor kryesisht në Veri dhe një nga aktualet është fakti se rruga e Thethi ende nuk është hapur nga bora.

“Në Veri janë të gjithë të rinj vendas shumë të devotshëm në shërbim dhe kjo është shumë pozitive. Por këtë vit mungon fakti që rruga e Thethit po hapet shumë vonë. Kjo është një minus për këtë vit. Në një sezon normal Thethi e nis sezonin që në prill, ndërkohë që këtë vit se ka nisur ende.

Nga krahu tjetër, zonat e tjera që janë hapur kanë pasur aktivitet të madh me turistë vendas. Këtë vit është shtuar akoma më shumë puna për shkak të mbylljes së kufijve, pasi ata që zakonisht kanë udhëtuar jashtë vendit, këtë vit e kanë shfrytëzuar për të njohur Shqipërinë. Problemi është se në momentin që do të nisë, hapja mund të bjerë interesi”, tha z. Muça.

Ai theksoi se një tjetër problematikë e turizmit në veri këtë vit ishte mungesa e turistëve të huaj, çka bën që turizmi të funksionojë kryesisht me ture 1 ose 2-ditore, pasi ende nuk është bërë investimi i duhur që shërbimi të funksionojë dhe gjatë ditëve të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat