Mbyllet protesta e së shtunës kundër qeverisë

Shqipëria

Mbyllet protesta e së shtunës kundër qeverisë

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë.

Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati edhe tensione.

Më pas, u drejtuan drejt Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë përpara godinës së qeverisë e bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, marshuan nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit u kthyen sërish tek godina e Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë, marshuan tek Sheshi Skënderbej, ku u mbyll dhe tubimi.

Protestuesit kanë paralajmëruar protestë tepër të madhe më 28 Nëntor, ku do të marrë pjesë dhe diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat