Aktivisti Vjerdha: Studentët, një urë lidhëse mes shoqërisë dhe opozitës

Shqipëria

Aktivisti Vjerdha: Studentët, një urë lidhëse mes shoqërisë dhe opozitës

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:02
Kolindo Vjerdha

Sipas aktivistit Kolindo Vjerdha i intervistuar nga Ora News, lëvizja studentore në kryeqytet ka hyrë në një fazë të re, duke paralajmëruar intensifikimin e aksionit të tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh qëndresë në rrugë, duke qenë se studentët kanë njoftuar se protestat do të zhvillohen tashmë dy herë në javë. 

Vjerdha u shpreh se në deklaratën e fundit të shpalosur prej tyre, studentët bënë me dije krijimin e një lëvizjeje të re, e cila ka si parim bazë distancimin e prerë nga çdo formë dialogu me qeverinë. 

“Kjo lëvizje synon të jetë gjithëpërfshirëse, duke u bërë thirrje të gjithë studentëve, përfshirë edhe ata që deri më sot kanë qenë skeptikë apo të larguar, që të bëhen pjesë e vendimmarrjeve si të barabartë. Protesta nuk shihet më thjesht si një çështje studentore, por si një kauzë që ka arritur të zgjojë një masë të madhe qytetarësh dhe grupe të ndryshme shoqërore. Duke qenë se vendi po i afrohet periudhës së zgjedhjeve lokale, roli i studentëve po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një urë lidhëse mes faktorëve të ndryshëm opozitarë dhe grupeve të interesit. Besueshmëria e lartë që gëzon ky grupim në shoqëri mund të shërbejë si një mekanizëm për të krijuar një konsensus më të gjerë kundër modelit aktual qeverisës.” u shpreh aktivishti Vjerdha

Por sipas Vjerdhes, mbetet për t’u parë se si do të artikulohet kjo lëvizje në të ardhmen dhe cila do të jetë qasja e saj ndaj partive politike, qofshin ato tradicionale apo formacione të reja. 

Pjesë nga biseda: 

Kolindo, më lejo të të pyes se përmende në mënyrë të vazhdueshme, tanimë duket sikur vetë studentët, studentët protestues dhe qytetarët po kërkojnë forma të ndryshme mobilizimi ndoshta edhe për ta institucionalizuar më tej të gjithën këtë lëvizje. Në gjykimin tënd, në cilën pikë jemi në këtë drejtim, pra në drejtimin e institucionalizimit ose ndoshta deri diku afrimit edhe të atyre studentëve që mbase deri tani nuk janë bashkuar protestës ose që janë bashkuar dhe për arsye objektive mund të jenë larguar prej saj? Sa do të ndihmojë kjo?

Kolindo Vjerdha: Për mua çdo formë organizimi është pozitive dhe e mirëpritur në këto momente, aq më tepër kur kupton se studentët po fillojnë të organizohen edhe aq më tepër sot ku ato ishte një ftesë e hapur ndaj kujtdo studenti në një organizim horizontal duke i njësuar të gjithë si të barabartë në vendimmarrjet organizative që ato do të kenë, aq më tepër pastaj duke arritur që ta zgjerojnë sa më shumë bazën e të gjithë atyre studentëve të cilët padyshim mund të kenë edhe një mendim i cili mund të jetë më ndryshe nga ato të cilët një pjesë e studentëve mund të kenë. 

Pra është e rëndësishme që palët të arrijnë të gjejnë gjuhën e komunikimit ndërmjet tyre, qoftë edhe me ato studentë të cilët deri më sot nuk kanë qenë ndoshta edhe pjesë e protestës por t'i ftuar ato dhe për t'i bërë pjesë e kësaj lëvizje. Unë e shoh shumë pozitive këtë, aq më tepër pastaj kur po flasim pas gjashtë muajsh protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat