“PS si familje mafioze, vetëm 3 persona kanë guxim të flasin!”/ Muçollari: Rilindja në kllapi e në mjerim total

Shqipëria

“PS si familje mafioze, vetëm 3 persona kanë guxim të flasin!”/ Muçollari: Rilindja në kllapi e në mjerim total

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 21:02
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka komentuar asamblenë e sotme të PS-së së Tiranës, duke veçuar 3 zërat kritik brenda saj.

Duke folur për Elisa Spiropalin, Pandeli Majkon dhe Erion Veliajn, Muçollari shkruan në reagimin e tij në rrjetet sociale se, këto zëra kritikë tregojnë mjerimin e Rilindjes.

Reagimi i plotë:

Në një moment kur qeveria dhe kupola drejtuese e PS-së janë të zhytura në afera nga më tronditëset, kur gjendja brenda tyre është rënduar si asnjëherë tjetër nga protestat dhe pakënaqësia masive popullore, në Partinë Socialiste ka vetëm 3 zëra që shprehin një lloj kritike, se diçka nuk shkon. Elisa, Pandeliu dhe Veliaj, i cili ka motive edhe më personale.

Në gjithë atë asamble, apo grup parlamentar, apo në forume të tjera, krejt të tjerët bëjnë sehir dhe duartrokasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat