Dosjet e nxehta, Hoxha: SHBA po furnizon SPAK-un me prova që politikanët kujtuan se i asgjësuan

Shqipëria

Dosjet e nxehta, Hoxha: SHBA po furnizon SPAK-un me prova që politikanët kujtuan se i asgjësuan

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:42
Artan Hoxha

Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, ndërsa pasditen e sotme njoftoi lëvizjen e parë, që është padia kundër sekretarit amerikan të shtetit në një gjykatë në Paris. Ish-kryeministri e akuzon zyrtarin e lartë amerikan për shpifje, ndërsa kërkon provat mbi të cilat u mor vendimi kundër tij. Të ftuarit në “Log” u shprehën se cështja që do të nisë Berisha në Paris do të përfundojë te drejtësia shqiptare në Tiranë.

Por a ka guxim SPAK për të vendosur drejtësi? Gazetari Artan Hoxha u shpreh se SHBA po furnizon SPAK-un me prova kundër zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion në Shqipëri. Provat, tha Hoxha, që politikanët e implikuar mendojnë se janë asgjësuar me vendim gjykate, dikush i ka ruajtur dhe tashmë dosjet e nxehta do të rihapen sërish.

“SPAK nuk janë prokurorë që kanë ardhur nga diku tjetër, por prokurorë tanë dhe SPAK-u ende nuk është formëzuar dhe BKH që është arma kryesore ende nuk është krijuar dhe prokurori pa hetuesit, është si motori “Ferrari” pa gomat dhe rasti konkret jemi në këtë pikë. Në saj të mbështetjes së SHBA-së dhe ky burri që u dënua sot, ish-prokurori dhe kreu i ILDKPKI-së dhe cfarë bëri ky me ato deklaratat që cdo vjeshtë do të bënte arrestime, dënimi i këtij sot, vendimi shoqërohej me sekuestro, 22 mijë m2 truall.

Kjo është vetëm çështja e parë, ka edhe të tjera. Do ja dëgjoni krismën. Sot prokurorët e SPAK nëse nuk do të kishin mbështetjen e ambasadës së SHBA-së, që vijnë direkt dhe ulen në fund. Kur shikon ata në fund (përfaqësuesit e ambasadës amerikane në gjyq), sado përpiqet gjyqtari, shikon atë në fund, “s’ka, vazhdo drejt” dhe thotë “janë ata në fund”, deri aty ka shkuar puna.

Kur ai përfaqësuesi i ambasadës vjen me fletore katrore dhe të rri aty për procesin dhe nuk toleron dot. Unë i njoh prokurorët një nga një, mes tyre ka njerëz që mund dhe duan të bëjnë diçka, të tjerët janë të zakonshëm, por mbështetja nga brenda u ka munguar. Edhe kreu i SPAK-ut kur u vendos nuk u vendos ai që kishin planifikuar, që donin amerikanët. U vendos dikush që ishte luajal mes Berishës, Metës dhe Ramës. Që të prishen këto interesa na duhet edhe pak mbështetja e SHBA për të shkuar aty ku duhet. SHBA është duke furnizuar SPAK-un me provat që i kërkojnë këta, se këta i dinë që janë, por duke kontrolluar sistemin i kanë asgjësuar.

Mbani mend, nxirrja ca përgjigjem të Presidentit të Republikës, dhe këta thoshin “ou kjo është e vërtetë, po, ky e ka bërë këtë aferë i ka marrë këto lekët për të blerë zgjedhjet, se duheshin lekët, i thoshte atij biznesmenit më duhen kaq pare nesër se do të marr mandatin dhe kishte marrë mandatin ai, dhe u mor mandati që u bërë qeveria në 2009” por kur e nxorën, thanë po është e vërtetë, por me vendim gjykate është asgjësuar dhe ne nuk e dimë ku e gjete ti. Sot do të vijnë ato provat që këta i dinë të asgjësuara por dikush tjetër i ka ruajtur. “Rrufeja” sot i ra Berishës por të tjerët janë dridhur” tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat