Shoferët nuk zënë mend! Policia kap të riun me 180 km/orë në vendin ku u shua familja Gushi

Shqipëria

Shoferët nuk zënë mend! Policia kap të riun me 180 km/orë në vendin ku u shua familja Gushi

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në të njëjtin aks ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi pak ditë më parë, policia ka ndëshkuar sot një 30-vjeçar me iniciale E. C., nga Fieri, i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Audi me shpejtësi 180 km/orë.

Policia njofton se gjatë kontrollit me alkooltestues janë ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit me masa që varionin nga 0.34 mg/l deri në 0.90 mg/l.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2881 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”, apelon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat