Dokumentet/ SPAK në bashkinë e Tiranës, hetohen miliardat që blenë mbështetjen publike (nuk zhgënjen Eli Fara)

Shqipëria

Dokumentet/ SPAK në bashkinë e Tiranës, hetohen miliardat që blenë mbështetjen publike (nuk zhgënjen Eli Fara)

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:08
Eli Fara

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) po heton faturat e bashkisë së Tiranës të viteve të fundit. Lajmin e kanë bërë të ditur për “Shekulli”-n, burimeve të bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj, që shtuan se SPAK është vënë në lëvizje pas investigimeve të shumta mediatike para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit si dhe ankesave të individëve dhe operatorëve ekonomikë të skualifikuar apo keqpaguar nga bashkia, ndërsa ajo jep fonde pa kriter për firmat dhe klientët e saj.

Hetimet e SPAK, ndryshe nga sa shpresonte publiku që të hapnin dosjet korruptive të PPP-ve, inceneratorit, lidhjeve me Ndragetën dhe shpërdorimeve kolosale me taksat e banorëve të Tiranës, kanë nisur me dosjet e projekteve kulturore, sociale dhe sportive të bashkisë, të cilat mbajnë firmat e 9 anëtarëve të Këshillit Artistiko-Kulturor të Tiranës dhe të nënkryetarit të bashkisë Andi Seferi.

Aty do të verifikohen ankesat dhe pretendimet e një shoqate që nuk arriti të marrë financimin e nevojshëm për të aktivitet të përvitshëm, por vetëm një pjesë të shumës, problem për të cilin është vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, që urdhëroi, pa rezultat, rishikimin e pagesës.

Sipas tabelave financiare, prej vitit 2016 dhe deri në fundvitin 2020, bashkia e Tiranës ka dhënë mbi 12 miliardë lekë për projekte kulturore, artistike dhe sportive. Fondi më i madh vjetor prej 2.54 miliardë lekësh u dha vitin e shkuar, edhe pse ishte vit pandemie dhe gjithçka ishte paralizuar, me salla të mbyllura aktivitetesh dhe ndalime ceremonish. Veliaj, mjashtërisht, shfrytëzoi mungesën e të ardhurave të shumicës së artistëve, që t’i “blente me shumicë”, për të ndikuar në opinionin publik në favor të tij.

Disa nga dhjetëra projektet e financuara nga bashkia e Tiranës gjatë vitit 2020

Megjithatë fondi nuk ka shkuar dëm: një pjesë e madhe e tij është përdorur për të fituar mbështetjen e bashkisë së Tiranës nga shoqëria civile, media dhe personalitete. Në dokumentet e publikuara para zgjedhjeve të 25 prillit rezultonte se përfitues ishin artistë, gazetarë, media vizive, aktivistë të shoqërisë civile (veçanërisht kundërshtarët e prishjes së Teatrit Kombëtar) etj.

Financime të mëdha apo poste publike përfituan artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Aktorë si Arben Derhemi, që dolën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, më pas morën financime të shumta. Robert Ndrenika, një kundërshtar i paepur i prishjes së Teartrit u bë anëtar i këshillit Artistik të bashkisë në qershor 2018, një muaj pasi akuzoi Ramën dhe Veliajn për shembjen e teatrit.

Më 8 tetor 2020, këngëtarja Eli Fara ishte krah kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt në Asamblemë socialiste që u zhvillua në Njësisë 5. Ajo falenderoi Veliajn për atë që ka bërë për vendin pasi sipas saj ai e ka transformuar Tiranën. Më 21 tetor Thesari i Shtetit do të disbursonte në llogarinë e Eli Farës 1.596.000 lekë, për një projekt kulturor të miratuar më 1 shtator 2020, me shumën mbi 1.8 milionë lekë për koncertin “Një kafe në Tiranë”, që nuk u dha askund, as në Korçë ku duhej të ishte si aktivitet.

Pagesa për koncertin fantazmë të këngëtares Eli Fara (lart me Veliajn dy javë para se të merrte paratë)

Pagesa të tilla janë bërë për dhjetra artistë të tjerë, si Kastro Ziso, Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa, apo aktorin e humorit Gazmend Paja.

Të gjitha këto projekte janë fimosur nga 9 anëtarët e Këshillit Artistiko-Kulturor. Për periushën 2020-2022, në këtë këshill bëjnë pjesë: Robert Ndrenika, aktor në pension; Yllka Mujo-aktore; Helidon Haliti-piktor; Diana Çuli-shkrimtare; Luiza Gega-sportiste; Alket Islami; Dorian Koçi-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Meri Kumbe-zv.ministre e Kulturës dhe Eraldo Rexho-gazetar i show-bizz të cilët përfitojnë edhe 4500 lekë shpërblim për çdo mbledhje, ku kalojnë miliardat që blejnë mbështetjen publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat