Lajm fantastik për Shqipërinë nga Kroacia

Shqipëria

Lajm fantastik për Shqipërinë nga Kroacia

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:51
Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se kanë mbërritur në vendin tonë 20.000 doza vaksinash AstraZeneca.

Kjo sasi vaksinash është mundësuar nga qeveria kroate, ndërkohë numri total i vaksinave të mbërritura në Shqipëri tashmë është rritur në 1,699,410.

“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.

 Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat